Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor në vendin do të mbahet Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit, e organizuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës.
Gara do të zhvillohet në disa segmente rrugore, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Gjatë zhvillimit të aktivitetit, në segmentet e përcaktuara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit, sipas itinerareve dhe orareve të parashikuara nga organizatorët.
Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit sipas itinerarit të mëposhtëm:
5 qershor 2026 – e premte• Mbyllet njëra korsi në Autostradën “Arbën Xhaferi”• Ora 13:00• Nisja: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë• Itinerari: Në drejtim të Prishtinës• Përfundimi: Kthimi në kilometrin 28
6 qershor 2026 – e shtunë• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km)• Ora 09:00
• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km)• Ora 11:30
• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit (95 km)• Ora 13:00
• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km)• Ora 16:00
7 qershor 2026 – e diel• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km)• Ora 10:00
• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë Kosovë – Ferizaj (183 km)• Ora 14:00
Për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor të vendosur përgjatë itinerarit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj
Oblak thyen heshtjen për të ardhmen, portieri slloven dërgon...