Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më të mëdha evropiane

13:43 | 3 Qershor 2026
H.E

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar aktivitetin e klubit “Vespa Fanatics Prishtina”, duke e cilësuar atë si një shembull të pasionit, miqësisë dhe bashkëpunimit që tejkalon kufijtë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se Vespa, simbol i stilit italian dhe elegancës në rrugë, vazhdon të mbetet e dashur për shumë breza, ndërsa pasioni për këtë model motorësh ka çuar në themelimin e klubit “Vespa Fanatics Prishtina”, i cili vepron që nga viti 2023.

“Aktualisht, me mbi 60 anëtarë aktivë, klubi ka arritur të bashkojë entuziastë edhe nga Shqipëria dhe diaspora, duke krijuar ura bashkëpunimi e miqësie përtej kufijve. Vespa Fanatics Prishtina ka filluar të përfaqësohet në ngjarje prestigjioze si Vespa World Days në Itali, European Vespisti Week dhe në aktivitete të ndryshme rajonale në Ballkan. Prej dy vitesh, në Kosovë organizohet Vespa Festival Prishtina, i cili vitin e kaluar mblodhi në kryeqytet mbi 150 pjesëmarrës, duke e shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të Vespës në rajon”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale