Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një reflektim personal për familjen, suksesin dhe rrugëtimin e tij jetësor, duke theksuar se pasuria më e madhe nuk janë arritjet materiale, por njerëzit me të cilët ndahet rruga e jetës.
“Njeriu udhëton shumë vjet për të pushtuar botën. Raskapitet… E, vjen një ditë kur kupton se gjëja më e bukur nuk është bota që ke sfiduar me punë e arritje, por familja me të cilën e ke ndarë këtë rrugëtim”, shkroi Pacolli.
Ai ka përshkruar edhe shtrirjen globale të familjes dhe angazhimeve të tyre, duke treguar se anëtarët e familjes së tij ndodhen në vende të ndryshme të botës, por të bashkuar rreth të njëjtave vlera dhe përgjegjësi.
“Sot unë jam në Stamboll. Vëllau im është në Mongoli, tjetri me mua, një tjeter ne Kenija nje thetër duke u kujdesur për projektet e grupit. Im nip në një cep tjetër të botës, fëmijët dhe familjarët në vende të ndryshme, secili duke mbajtur një pjesë të përgjegjësisë së përbashkët”, ka shkruar ai.
Pacolli ka thënë se sfidat e kohëve të fundit vetëm sa e kanë afruar më shumë familjen e tij, duke shtuar se vështirësitë tregojnë se kush qëndron pranë në momentet më të vështira.
“Në fund të fundit, suksesi nuk matet me sa larg shkon. Matet me sa njerëz fort të dashur ecin me ty në atë rrugë”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...