KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit

11:07 | 1 Qershor 2026
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për procesin zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

KQZ ka bërë të ditur mënyrën se si qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin ditën e zgjedhjeve.

“Si të plotësoni fletëvotimin:

Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasmeNë anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politikNë anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politikPaloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimi”, bën të ditur KQZ.