Ai ka thënë se janë është e përkushtuar për drejtësi, për ruajtjen e së vërtetës historike dhe për një Republikë gjithnjë e më të fortë./Arbresh.info
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrat në Studime të Vushtrrisë dhe atë në Poklek të Ri të Drenasit.
Kurti ka thënë se këto dy masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullatës civile.
“Më 31 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë, nga 7 deri në 74 vjeç. Një vit më herët, më 31 maj 1998, dhjetë civilë shqiptarë u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura serbe në Poklek të Ri të Drenasit. Këto masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullsisë civile shqiptare, si dhe të rrugës së mundimshme të popullit tonë drejt çlirimit, pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Ato mbeten kujtesë e përhershme e çmimit të lartë të lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se janë është e përkushtuar për drejtësi, për ruajtjen e së vërtetës historike dhe për një Republikë gjithnjë e më të fortë./Arbresh.info
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë