Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhiu

10:52 | 31 Maj 2026
E.H

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Ministri Hoxha ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë, ku në takim do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti si dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Dy diplomatët, Konjufca e Hoxha do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale