Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, intervistohen dy të dyshuar

08:50 | 31 Maj 2026
E.H

Policia e Kosovës ka raportuar se në një objekt në Obiliq dyshohej se ofroheshin shërbime mjekësore pa leje adekuate nga Ministria e Shëndetësisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Farmaceutik dhe Shëndetësor, i cili në bashkëpunim me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit, në prezencë të inspektorëve kompetentë, është vendosur vula zyrtare për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit në një hapësirë tjetër të të njëjtit objekt, janë gjetur edhe pjesë të vjetruara të uniformës së Policisë së Kosovës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

“Obiliq / 30.05.2026 – 14:00. Dyshohet se në një nga dhomat e një objekti ishin ofruar shërbime mjekësore pa leje adekuate nga Ministria e Shëndetësisë. Lidhur me informatën është njoftuar inspektorati farmaceutik dhe shëndetësor dhe në prezencë të tyre është vendosur vula zyrtare për ndalimin e veprimtarisë. Në cilësi të dyshuarve janë intervistuar dy persona (një mashkull dhe një femër) të cilët pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjithashtu në një hapësirë tjetër të objektit janë gjetur pjesë të vjetruara të uniformës së policisë së Kosovës”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale