Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se është kanosur me armë nga kolegu i tij dhe dyshohet, se në rast është përdorur një armë lodër, e cila është sekuestruar nga njësitet policore.
Sipas policisë, pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, duke lëvizur në kahje të kundërt të trafikut dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 30.05.2026 – 15:40. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë është kanosur me armë nga kolegu i tij i dyshuari m/k. Arma (lodër) që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. I dyshuari pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë duke lëvizur në kahje të kundërt dhe duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan