Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e themelimit të një kompanie në fushën e teknologjisë “Albanian Digital Solution” foli edhe lidhur me projektin në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit. Ai deklaroi se lajmet se shteti po fal Zvërnecin janë të rreme dhe se ajo është pronë private.
Sipas tij investitorët e kanë marrë nga private ndërsa lidhur me ishullin e Sazanit janë ende në negociata.
“Më vjen tani natyrshëm të them për këtë zhurmën e madhe qe është ngritur mbi një lajm të rremë sa thuhet që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem.
Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë të cilët atë pronë e kanë marrë nga privati, që të jemi shumë të qartë. Shteti po, ka pasuri në anën tjetër të projektit që është ishulli i Sazanit.
Ku ende sot nuk kanë mbaruar negociatat pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit dhe shteti shqiptar do të jetë aty”, tha ai ndër të tjera.
Kryeministri u është referuar lajmeve lidhur me protestat që po zhvillohen lidhur me këto projekte ku banorët pretendojnë se ndërtimi atje është i paligjshëm.
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...
Albin Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figu...
Gara për tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu”, Supremj...
Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror e...
Komisioni Evropian zhbllokon 16 miliardë euro për Hungarinë,...