Një dron rus ka goditur një pallat 10-katësh banimi në Rumani, vend anëtar i NATO-s. Lajmi vjen nga Ministria rumune e Mbrojtjes, e cila shpjegon: “Gjatë natës mes 28 dhe 29 majit, Federata Ruse rifilloi sulmet me dronë kundër objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit lumor me Rumaninë.”
Njëri prej këtyre dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune, u ndoq nga radarët deri në pjesën jugore të qytetit Galați dhe u përplas në çatinë e një pallati, duke shkaktuar zjarr”, shtoi ministria. Shërbimet e emergjencës sqaruan se dy persona mbetën të plagosur.
Ministria e Jashtme rumune denoncoi “një përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm” nga ana e Rusisë, pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë, duke plagosur lehtë dy persona, në Galați, qytet i Rumanisë lindore pranë kufirit me Ukrainën.
Rumania ka informuar aleatët e saj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën dhe ka kërkuar që të merren masa për të përshpejtuar transferimin e kapaciteteve kundër dronëve në Rumani”, shtoi ministria.
NATO deklaroi se do të forcojë mbrojtjen kundër të gjitha kërcënimeve.
“Ne dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë dhe NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët”, shkroi Aleanca në X.
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...
Albin Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figu...
Gara për tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu”, Supremj...
Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror e...
Komisioni Evropian zhbllokon 16 miliardë euro për Hungarinë,...