Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku në rend dite do të jenë disa çështje që lidhen me organizimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Në kuadër të aktiviteteve të Zyrës, KQZ-ja do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimin për grupin e parë të organizatave vëzhguese që do të monitorojnë procesin zgjedhor.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës;
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e parë të organizatave vëzhguese për vëzhgimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike të regjistruar EKO LËVIZJA E GJELBËR.
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore;
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe me kusht për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i emërimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i autorizimit të zyrtarëve për tërheqjen e dërgesave postare nga kutitë postare jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
3.5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
3.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për pagesë të objekteve private të cilat do të përdoren si qendra të votimit në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.
4. Të ndryshme
/Arbresh.info
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...
Albin Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figu...
Gara për tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu”, Supremj...
Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror e...
Komisioni Evropian zhbllokon 16 miliardë euro për Hungarinë,...