Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky subjekt politik ka nisur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit nga qyteti i Ferizajt.
Në rreshtin e parë, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe figura të tjera të PDK-së, është parë edhe Limaj.
Kreu i Nismës, ditë më parë arriti pajtimin me Hamzën e PDK-së për ta mbështetur në zgjedhjet e parakohshme, megjithëse të dy partitë nuk kanë lidhur një koalicion parazgjedhor, por që e kanë lënë mundësinë e bashkimit në një fazë tjetër./klankosova

Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...