Policia e Kosovës ka bërë të ditur planin operativ për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, plani është hartuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe autorizimet institucionale, duke paraparë angazhimin e një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë dhe mjeteve logjistike për të siguruar procesin zgjedhor në të gjitha fazat.
Plani operativ përfshin katër faza kryesore: periudhën përgatitore parazgjedhore, ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimin e rendit dhe sigurisë në ditën e votimit, si dhe periudhën pas zgjedhjeve, që përfshin transportin dhe ruajtjen e materialeve sensitive zgjedhore.
Policia ka njoftuar se faza e parë tashmë ka përfunduar, ndërsa aktualisht po zbatohet faza e dytë, që lidhet me sigurinë gjatë fushatës elektorale.
Në njoftim theksohet gjithashtu se çdo vepër penale që cenon të drejtën e votës do të trajtohet me prioritet dhe në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Për menaxhimin e rasteve eventuale janë caktuar hetues dhe koordinatorë policorë në nivel rajonal, si dhe zyrtarë ndërlidhës me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...