Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj

07:36 | 28 Maj 2026
E.K

Lëvizja Vetëvendosje do ta hapë sot zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Tubimi hapës do të mbahet në Palestrën Sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, me fillim nga ora 19:30.

Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe Albin Kurti, si dhe partnerët politikë të Lëvizjes Vetëvendosje.