Dy kongresistë amerikanë do të zhvillojnë sot takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Mediat në RMV bëjnë të ditur se në fokus të takimit të kongresistëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të jenë shqetësimet lidhur me, siç vlerësohet nga pjesëmarrësit, përpjekjet për rrënimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimin e të drejtave të shqiptarëve, shkruan A2 CNN.
Sipas informacioneve të mediave në Maqedoni, takimi pritet të zhvillohet në orën 17:30 në Prishtinë, ku aktualisht janë dy kongresistët amerikanë. Në takim do të marrë pjesë edhe Mevlan Ademi së bashku me përfaqësues të studentëve që kanë organizuar protestat e fundit për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe zbatimin e të drejtave kushtetuese e ligjore.
Burime nga organizatorët për mediat maqedonase bëjnë të ditur se studentët do të paraqesin shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe paralajmërimet për, sipas tyre, kthim prapa në raport me të drejtat e fituara pas Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërkaq, në orën 20:30 pritet që kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam të zhvillojnë takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku do të marrin pjesë Ali Ahmeti, Arben Taravari dhe Zijadin Sela, raporton A2 CNN.
Temë kryesore e diskutimeve pritet të jenë zhvillimet politike në vend, pozicioni i shqiptarëve dhe shqetësimet për tendencat që, sipas opozitës shqiptare dhe Lëvizjes Studentore, rrezikojnë parimet e barazisë dhe bashkëjetesës të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit.
Ndërkohë, dy kongresistët amerikanë deri tani kanë vizituar Preshevën, ku kanë takuar dhe diskutuar me zyrtarë shqiptarë në Luginë, ndërsa janë pritur edhe nga krerët më të lartë të Kosovës. Keith Self dhe Suhas Subramanyam janë dy kongresistët amerikanë me ndikim dhe të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur kauzat dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe Serbi, ndërsa lobojnë për mbështetjen e parezervë të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse