Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë shqiptarë në Zvicër, ku ka diskutuar për çështje kombëtare, historinë, arsimin dhe të ardhmen.
Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të gjitha trevat.
“Në Zvicër, në një bashkëbisedim fort të ngrohtë e të afërt me studentë të zotë shqiptarë nga të gjitha trevat, folëm për lëvizjet dhe çështjen kombëtare, historinë e shkencën, librin, arsimin dhe të ardhmen”, ka shkruar ai.Ai ka përmendur edhe disa nga veprat që janë diskutuar dhe rekomanduar gjatë takimit.
“‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet’ e Sami Frashërit, ‘Filozofia politike e çështjes shqiptare’ e Ukshin Hotit, ‘Kosova’ e Noel Malcolm-it, ‘Bethoveni dhe Revolucioni Francez’ e Fan Nolit, si dhe botime për Gjergj Kastriotin, nga Marin Barleti e deri te Aurel Plasari, janë librat për të cilët diskutuam dhe i këshillova t’i lexojnë”, ka shkruar Kurti.Ai theksoi se arsimi cilësor është forma më e lartë e patriotizmit.
“Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor dhe në këtë frymë në universitetet publike, institucionet shtetërore dhe pesë gjimnazet e reja të specializuara që do t’i bëjmë synojmë të përfshijmë edhe kuadro nga mërgata. Kësisoj forcojmë lidhjen, por edhe sjellim përvojën dhe ekspertizën e bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...