Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, pasi rezultonte me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe gjatë kontrollit policor iu gjet edhe një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2026, rreth orës 23:25, kur patrulla e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit “Opel Meriva” me targa vendore, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T. (25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë reaguese, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit me burg prej 20 ditësh, për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’”, bëhet e ditur më tej./Arbresh.info/
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...