Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

23:56 | 21 Maj 2026
E.G

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e as kur ka ndodhur, por megjithatë organet e rendit janë aktivizuar menjëherë.

Policia tha se dy nga katër të dyshuarat e përfshira në rast, tashmë janë identifikuar nga policia dhe pritet të intervistohen.

“Nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur rasti, por pamjet janë publikuar ditën e djeshme. Janë identifikuar dy nga katër të dyshuarat dhe nesër pritet që ato të intervistohen. Ky rast mbetet në shënim zyrtar, derisa ende nuk dihet se si do të vazhdohet me rastin”, deklaruan nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale