Një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim në Vushtrri

13:54 | 21 Maj 2026
E.K

Një person është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për rastin.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkull, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi.