Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeçar, në kërkim bashkëpunëtori

12:14 | 21 Maj 2026
E.H

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, autor i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Kamëz më 16 maj.

Siç bën me dije policia në pranga ka rënë shtetasi E.H, 22 vjeç, banues në Krujë, shkruan vizionplus.tv.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin

Shpërndaje në rrjete sociale