Kurti uron Trepçën pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll

11:45 | 21 Maj 2026
E.H

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për të tretin vit radhazi, duke konfirmuar dominimin e saj në elitën e basketbollit vendor.

Për këtë sukses ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka uruar klubin, tifozët dhe qytetin e Mitrovicës.

“TREpça! Urime klubit, tifozëve dhe mbarë Mitrovicës për titullin kampione e Kosovës në basketboll, për të tretën herë radhazi.
Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve, që përveçse për industrinë gjithmonë është shquar për traditë në sport, art e kulturë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale