Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR, ku është diskutuar për situatën e sigurisë dhe koordinimin në kuadër të aktiviteteve në institucionet korrektuese.
Në takim morën pjesë togeri Mate Deckner dhe rreshteri shtabor Peter Molnar.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, Selmani prezantoi angazhimet dhe punën në Burgun e Sigurisë së Lartë, me fokus në rendin, sigurinë dhe trajtimin korrekt të të burgosurve.
“Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë dhe koordinimin në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të rregullta në institucionet korrektuese. Drejtori Selmani i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me angazhimet dhe punën që po zhvillohet në Burgun e Sigurisë së Lartë, me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe trajtimit korrekt të të burgosurve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...