Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet se disa biznese për shitjen e arit në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore lidhur me tregtimin e arit dhe argjendit.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore që kanë nisur nga data 19.09.2025, me urdhër të prokurorit të çështjes me datë 20.05.2026, janë realizuar kontrolle në gjashtë lokale afariste në qytetin e Prizrenit, si dhe në tri shtëpi banimi. Gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga neni 312 të KPRK-së.
Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej:
3.775,33 gram ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro;
4.204,98 gram argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 euro.
Po ashtu, gjatë kontrolleve në dy lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë/pistoleta pa leje dhe është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366 të KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me institucionet relevante të zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të shmangies nga tatimi, evazionit doganor dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit ekonomik. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor
Mbledhja komemorative për Gashin, Osmani: S’do të largohet k...
Kurti takon sportistët në Gjilan, flet për investime në spor...
Qytetarët kërkojnë që ambasador Meidani të mos shkarkohet, n...