Për më shumë informacion mbi përfshirjen e Tiranës në rrjetin e Autoriteteve Metropolitane, i ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
TCH: Zoti Veliaj, çfarë do të thotë kjo në terma reale, përtej titullit zyrtar?
Erion Veliaj: Tirana, me rikonfigurimin e ri, që ka përkufizimin e metropolit, me 1 milion banorë e me mbi 1 mijë kilometra katrorë, nga dje është bërë anëtare e rrjetit të metropoleve. Këtë vit presidencën e ka pasur Piero Fasino, i Bashkisë së Torinos, që ia lë stafetën Lionit, ndërkohë që rrjeti u themelua vjet nga kreu i Bashkisë së Barcelonës. Pra, luajmë në një ligë tjetër, me bashki të ngjashme me tonën, shkëmbejmë problematika dhe ideja është të mos shpikim rrotën, por të shohim se çfarë ka funksionuar mirë në bashki që kanë pasur sfida si tonat dhe t’i implementojmë edhe këtu. Pra, luajmë në një Champions League të lojtarëve urbanë të Europës.
TCH: Mund të themi se, ky është metropoli në terma realë?
Erion Veliaj: Metropoli, vetëm si definim teorik dhe si përkthim në praktikë do të thotë që ne do të duhet të kemi sistemuar disa çështje si pastrimi, depozitimi i plehrave, transporti publik, infrastruktura sociale, si shkollat, kopshtet e çerdhet dhe besoj se në financimet e BE-së për metropolet, Tirana do të ketë mundësi të aksesojë në komitetin e rajoneve në Buksel në një kategori tjetër financimi nga një bashki me përmasa më modeste.
TCH: Ju tashmë keni shpeshtuar vizitat ne Itali edhe për shkak se studioja që do të bëjë planin rregullues të Tiranës është italiane. Kur do të hartohet dhe miratohet ky plan?
Erio Veliaj: Ne po punojmë me Italinë në disa fusha. Me rajonin e Pulias dhe Bashkinë e Barit po punojmë për ujësjellësin. Me Bashkinë e Veronës për pastrimin e Tiranës dhe në pranverë do të nisim një projekt pilot. Ndërsa me Bashkinë e Milanos po punojmë për planin urbanistik, i cili do ketë draftin e parë më 21 qershor. Pra, për pak muaj do të bëjmë publik draftin e aprë, do ta diskut gjatë verës dhe do t’i japim zyrtarizimin në fund.
TCH: Me interes janë edhe parkingjet. Po sulmoheni shumë për to, sa të nevojshme janë?
Erion Veliaj: Kushdo që punon sulmohet, nga vetë definimi i fjalës. Por duke qenë se sapo vij nga Torino, kryetari Fasino më tregoi rreth 20 parkingje nëntokësore, jo vetëm poshtë shesheve dhe parqeve moderne, por poshtë kishave të vjetra të Torinos, të ndërtuara gjatë Lojrave Olimpike të disa viteve më parë dhe që sot konsiderohen investimi më i mirë i qytetit. Parimi është i thjeshtë, nëse s’ke vend ku t’i vësh, vëri nën tokë. Preferoj historitë e sukseseve, sesa korrin e zhurmës.
TCH: Jeni paditur për çmimin e biletave, keni një reagim për këtë?
Erion Veliaj: Kjo është një gafë juridike, por nga zelli i populizmit bëhen gafa të tilla. Nuk mund të paditet kryetari kur vendimin e ka marrë Këshilli Bashkiak. Por unë nuk i bishtnoj kësaj. Pozicioni i kryetarit të bashkisë do të thotë të marrësh vendime të vështira. Midis opsioneve ta lësh Tiranën pa transport apo oferta për indeksim dhe jo për rritje të çmimit besoj se morëm vendimin e duhur. Nëse me vendim gjykate sot kompanitë gjithësesi do ta kishin fituar indeksimin, qytetarët do të thoshin: ky kryetar që e dinte vendimin, si na sorollati për 60 ditë në këmbë? Morëm vendimin e drejtë, brenda vitit çdo autobus do ketë një çip dhe përmes GPS-së ne do shohim ku është një autobus e kush e ka ofruar shërbimin dhe brenda vitit do fusim konceptin e biletës elektronike.
TCH: Po aksioni për qentë e rrugës do të vazhdojë?
Erion Veliaj: Ne sapo kemi filluar Qendrën Veterinare të Bashkisë, ndër më modernet në Europë. Tirana sot ka rreth 15 mijë qen, kështu që kjo është një sfidë. Ne sterilizojmë 30 deri në 40 qen në ditë, do kemi një hapje zyrtare të klinikës në Kombinat dhe besoj se brenda mandatit do të bjerë numri i kafshëve të rrugës. Por duke e bërë këtë në mënyrë humane, pa shkaktuar trauma e pa vrasje në rrugë, që kanë qenë të papërshtatshme për këtë qytet.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës