Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës janë bllokuar si pasojë e një konflikti mes dy ortakëve kryesorë të shoqërisë, i cili ka përshkallëzuar deri në ndalimin e hyrjes së punonjësve në kantier.
Përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Mabco”, që zotëron 98% të aksioneve, avokati Ilir Gërdupi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ka shpjeguar se si një mosmarrëveshje tregtare po kthehet në një “test për shtetin ligjor në Shqipëri”.
Ai theksoi se Avokati Gërdupi thekson se “Mabco” është nënshkruese e drejtpërdrejtë e kontratës koncensionare me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo kontratë, e cila është akti bazë që rregullon marrëdhëniet mes palëve, garanton aksesin e lirë të investitorëve në kantier.
“Mabco nuk është kontraktor, por investitor. Të gjithë investitorët pjesëmarrës në kontratën koncensionare nuk mund të pengohen në hyrjen e tyre në kantier,”shpjegoi ai.
Sipas përfaqësuesit ligjor, situata aktuale nuk është thjesht një grindje mes ortakëve.
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së
“Shumë kohë pa postuar”, Ana dhe Kevini shfaqen të lumtur pr...
“E zhgënjyer nga Policia”, Musliu rrëfen detaje nga “rrethim...