Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës meritojnë rezultate konkrete, zhvillim dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.
Përmes një postimi publik, Hamza ka theksuar se PDK e kishte dorëzuar qeverisjen me Kosovën shtet të pavarur, me autostrada moderne, institucione stabile dhe partneritete të fuqishme me aleatët ndërkombëtarë.
“Shtetin e kemi ndërtuar bashkë. Kemi ndërtuar polici dhe ushtri që sot janë shembull për rajonin”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë rezultatesh konkrete gjatë gjashtë viteve të fundit, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për gjendjen aktuale në vend.
Sipas Hamzës, Kosova nuk mund të ecë përpara me fajësime, arsyetime dhe kriza të njëpasnjëshme politike, ndërkohë që shumë familje po përballen çdo ditë me çmime të larta dhe vështirësi ekonomike.
“Qytetarët meritojnë rezultate. Meritojnë zhvillim. Meritojnë shpresë. Koha për ndryshim është tani”, ka përfunduar Hamza në mesazhin e tij.
Pacolli: Aeroportin — le ta marrin, unë nuk dua të luftoj me...
Vitia: Qytetarët që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për s...
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...
Irani shqyrton dërgimin e ministrit të Jashtëm në takimin e ...