Shtatë persona të nacionalitetit serb janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për kërcënime, presion dhe shantazh ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
Lidhur me rastin, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Serbia po ushtron presion dhe shantazh ndaj serbëve të Kosovës përmes, siç tha ai, veprimeve të organizuara dhe të vazhdueshme.
Kurti theksoi se, sipas tij, këto veprime përbëjnë një formë terrori politik dhe përpjekje për të ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve, duke shtuar se raste të tilla janë raportuar nga vetë qytetarët serbë në Kosovë.
“Unë besoj se fjala e ministrit për Komunitete dhe Kthim në mbledhjen e Qeverisë mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet tek serbet e Kosovës që patjetër ta votojnë Listën Serbe dhe masat që po i ndërmerr Serbia janë alarmuese dhe këtë lloj terrori që po e bën Beogradi zyrtarë mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës. Ky është fenomen që ka marrë përmasa të mëdha prej kohës që unë jam kryeministër. Kurr nuk ka pas më shumë kërcënime, shantazhe. Në anën tjetër ju e dini që Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj që të krijoj dualizma brenda territorit tonë të Republikës dhe ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur”, ka shtuar Kurti.
Rikthim në lojë i Bashkimit apo Trepça shpallet kampione ...
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...