Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar u.d. Presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje u.d. Presidentes Haxhiu të cilën e informoi në lidhje me proceset nëpër të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, të arriturat e saj dhe rrugën përpara.
Gjithashtu ata diskutuan për planifikimet e FSK-së, duke përfshirë fazën aktuale të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit (PGJT), procesin e planifikimit afatgjatë të zhvillimit si dhe sfidat aktuale të Forcës. Për më tepër u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së FSK-së në operacione ndërkombëtare jashtë vendit, e cila e shndërron Republikën tonë në një eksportues të sigurisë në konflikte të ndryshme globale.
Në anën tjetër u.d. Presidentja Haxhiu e përgëzoi Gjeneral Jasharin për të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe për rezultatet e treguara në sfera dhe aktivitete të ndryshme në të cilat FSK ka qenë pjesëmarrëse.
Në fund të takimit palët u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe nevojën e zhvillimit dhe avancimit të FSK-së në forcë moderne, profesionale në rrugën drejt anëtarësimit në NATO./Arbresh.info
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...