Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku u riafirmua përkushtimi institucional për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Maqedonci prezantoi të arriturat e këtij mandati, duke theksuar se janë katërfishuar investimet në mbrojtje, është dyfishuar numri i ushtarakëve dhe është zgjeruar shkollimi i oficerëve në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë, kontributin e Kosovës në sigurinë globale, mbështetjen për Ukrainën, zbarkimin humanitar në Gaza si dhe aspiratën strategjike të Kosovës për anëtarësim në NATO.
Në fund, u theksua se vetëqëndrueshmëria, zhvillimi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse dhe industria e mbrojtjes mbeten prioritete strategjike për Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimi...
Përurohet investimi prej 9.15 milionë euro për sistemin e uj...
Gjakovë: Drejtori i shkollës nën hetime për dyshime për ngac...
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...