Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e Mabco-s: S’na prek vetëm ne, është çështje imazhi për Shqipërinë

10:58 | 20 Maj 2026
E.H

Përfaqësuesit e kompanisë “Mabco”, në pronësi të biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, ku kanë folur lidhur me përplasjet e ditëve të fundit të cilat kanë sjellë bllokim të punës në aeroportin e Vlorës.

“Është një projekt strategjik për Shqipërinë, turizmin, transportin ajror dhe është çështje imazhi për vendin tonë. Çdo pengesë dhe heshtje institucionale apo pengim nga ana e institucioneve nuk prek vetëm kompaninë Mabco-n por qytetarët shqiptarë.”, tha Ornela Çuçi.

Ajo shtoi se kompania “Mabco” kërkon që aeroporti i Vlorës të përfundojë në mënyrë të ligjshme dhe brenda afateve.

Kompanitë “Mabco” dhe “2A Group”, të cilët po kryejnë punimet në aeroportin e Vlorës prej disa muajsh janë në mosmarreëveshje për shkak të pretendimeve për kuotat që zotërojnë në “Vlora International Airport”.

Këto përplasje kanë vonuar vënien në punë të Aeroportit të Vlorës dhe po shtyjnë pa një afat të caktuar edhe inagurimin e tij të programuar për tu kryer në fund të muajit maj.

Lidhur me këtë përplasje foli edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë Ili Gërdupi, i cili tha se Policia po mbështet vetëgjyqësinë.

“Policia na ndalon hyrjen, por sipas kontratës VIA merr udhëzime nga ortaku, nuk jep urdhra për shoqërinë mëmë dhe nuk mund të marrë një vendim të tillë

Policia duke mbështetur një vendim të tillë pa patur një proces gjyqësor është një masë në kufijtë e vetëgjyqësisë që bie në kundërshtim me Kodin Penal.”, tha Gërdupi./tv.klan.al

Shpërndaje në rrjete sociale