Vizita e Putin në Pekin, Xi: Marrëdhëniet Kinë-Rusi në fazë të re zhvillimi

08:29 | 20 Maj 2026
E.K

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë kanë hyrë në “një fazë të re me më shumë përparim dhe zhvillim më të shpejtë”, gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi me format të gjerë mes dy liderëve, i cili ishte planifikuar të niste në mesditë sipas orës lokale, u shty për afro një orë. Sipas mediave shtetërore kineze, Putin e cilësoi bisedën me Xi-në si “thelbësore” dhe theksoi se partneriteti mes Rusisë dhe Kinës është “shembullor”.

Presidenti rus shtoi gjithashtu se synimi i përbashkët i dy vendeve është “mirëqenia e Rusisë dhe e popullit kinez”. Ndërkohë, Xi vuri në dukje se bashkëpunimi mes Pekinit dhe Moskës po avancon me ritme më të shpejta.