Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do ta kishte më të lehtë të bëhej pjesë e listës së PDK-së, nëse procesi i bashkimit do të niste “nga baza”.
Ismaili në Debat Plus ka thënë se një koalicion i madh PDK–AAK–Nisma i njohur si koalicioni PAN kishte dëmtuar më së shumti PDK-në.
“Deklarimet e Fatmirit ishin të kujdesshme. Koalicioni nuk ka ndodhur, sepse ne ishim duke u përgatitur për zgjedhje”, është shprehur ai.
Sipas nënkryetarit të PDK-së, komunikimi mes palëve mund të ndodhë edhe pas zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se krijimi i një sinergjie PDK-NISMA në ditët e fundit para dorëzimit të listave do të ishte i vështirë dhe do të prodhonte probleme brenda degëve.
“Është vështirë të bëhet sinergji 5-6 ditë para dorëzimit të listave, pasi dalin probleme me degën e Malishevës apo Prizrenit. Ne, në vend se të merreshim me fushatën, do të ishte dashur të merreshim me shuarjen e zjarreve brenda degëve”, ka deklaruar Ismaili.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...