Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikush që do pushtet e ka ambicie politike

20:52 | 18 Maj 2026
E.G

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ka thënë se për president nuk duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet e ka ambicie politike.

“Unë nuk mendoj që president duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet, i cili ka ambicie politike, që ka librezë partie, që merr pjesë në politikë ditore. Kushtetushmëria jonë është e tillë. Kjo është bindja ime e fuqishme për të ardhmen tonë përpara”, tha Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se në vitin 2021 ishte situata ndryshe.

“Ishte situatë e jashtëzakonshme atëherë”, ka thënë Kurti, duke përshkruar mënyrën se si u rrëzua qeveria e tij në mes të pandemisë COVID-19.