Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

19:58 | 18 Maj 2026
E.G

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi mbylljes së afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.

Ajo ne rrjetin social Facebook ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.

“Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj. Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet. Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Ne fund ajo i ka falenderuar nga zemra të gjithë që janë regjistruar.