Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka shpallur shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë si një “emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.
Në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos janë raportuar mbi 390 raste të dyshuara dhe të paktën 100 vdekje. Virusi ka kaluar edhe kufirin, ku në Ugandë janë konfirmuar dy raste, përfshirë një vdekje të dy persona që kishin udhëtuar nga Kongo.
Dy shtete të tjera fqinje, Ruanda dhe Sudani i Jugut, janë vendosur në “gatishmëri të lartë”.
Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo valë e Ebolës shkaktohet nga një variant i quajtur Bundibugyo, për të cilin nuk ka ende trajtime ose vaksina të aprovuara.
OBSH-ja paralajmëron se shpërthimi mund të jetë “shumë më i madh” nga sa po zbulohet dhe raportohet aktualisht, me rrezik të konsiderueshëm të përhapjes lokale dhe rajonale, megjithëse nuk është shpallur pandemi.
Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve në zonat e prekura të zbatojnë higjienë të rreptë, sidomos gjatë ceremonive mortore, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë për përhapje të virusit, shkruan BBC.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...