Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ndikimeve politike

12:45 | 18 Maj 2026
E.H

U.d presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka përshëndetur shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit, duke e cilësuar këtë veprim të Këshillit Prokurorial të Kosovës si rikthim të mundësisë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu theksoi se është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme dhe të besueshme, larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë.

Ajo u shpreh se në krye të Prokurorisë së Shtetit duhet të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.

“Përshëndes shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë. Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info

LEXO EDHE:

KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit

Shpërndaje në rrjete sociale