Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të autorëve

09:57 | 18 Maj 2026
E.H

Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si rruga e spitalit.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Daniela Zisi, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë marrë një shumë prej rreth 2 milionë lekë, si edhe DVR-in e kamerave të sigurisë.

Mesohet se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajve për të njëjtin biznes, duke rritur shqetësimin e pronarëve dhe banorëve të zonës për sigurinë.

Policia e Pogradecit ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë vendngjarjes, ndërsa ekspertët po kryejnë këqyrjen për gjurmë gishtash dhe prova të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, në të njëjtën rrugë u vodh edhe një argjendari, ngjarje për të cilën përfunduan në pranga dy persona.

/tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale