Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar

07:30 | 18 Maj 2026
E.H

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur jugperëndimin e Kinës, në rajonin Guangxi, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Sipas autoriteteve, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.

Katër persona janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Mbi 7,000 banorë në qytetin Liuzhou janë evakuuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në terren.

Gjithashtu, raportohet se 13 ndërtesa janë shembur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Shpërndaje në rrjete sociale