Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se aktori i njohur Armend Baloku i është bashkuar listës së kandidatëve për deputet të Lëvizja Vetëvendosje.
Kurti e ka cilësuar Balokun si një forcë shtesë për listën e subjektit të tij politik, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë i çmuar për artin dhe kulturën në Republikën e Kosovës.
“Armend Baloku i bashkohet listës sonë fituese. Aktori ynë i njohur dhe shumë i dashur për publikun është forcë shtesë për listën e Lëvizjes sonë, ndërsa kontributi i tij do të jetë i çmuar për artin dhe kulturën e Republikës sonë. Baloku ka përfunduar Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Dramatike, drejtimi Aktrim, në nivelin bachelor dhe master. Ai ka një karrierë të pasur si aktor i teatrit dhe filmit që nga mosha e hershme. Përveç angazhimit të tij në teatër dhe film, ai ushtron edhe veprimtari pedagogjike si ligjërues i aktrimit, duke kontribuar në formimin e aktorëve të rinj në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...