Gjiganti japonez i automobilave, Mazda, ka vendosur të shtyjë për dy vjet prezantimin e veturës së parë plotësisht elektrike të zhvilluar nga vetë kompania. Modeli, i cili ishte planifikuar të debutonte në vitin 2027, tani pritet të dalë në treg në vitin 2029.
Sipas mediave të specializuara, vonesa mund të zgjasë edhe më shumë, pasi shtyrje të tilla zakonisht lidhen me ndryshime më të thella strategjike në industri. Mazda nuk ka qenë asnjëherë tepër entuziaste ndaj veturave elektrike dhe po tregohet e kujdesshme në tranzicionin drejt elektrifikimit.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Masahiro Moro, deklaroi se vendimi për shtyrjen është marrë para se të bëheshin investime të mëdha në projekt.
“Kur bëhet fjalë për veturat elektrike, ne kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm”, citohet ai nga Automotive News.
Mazda ka vendosur gjithashtu të ulë investimet në elektrifikim deri në vitin 2030, nga rreth 12.5 miliardë dollarë në afro 7.5 miliardë dollarë, një reduktim prej pothuajse 50 për qind.
Në vend të kësaj, kompania po rikthen fokusin te motorët me djegie të brendshme dhe modelet hibride. Mazda planifikon të prezantojë tre hibride të reja mes viteve 2028 dhe 2030, ndërsa një version hibrid i modelit Mazda CX-5 pritet të prezantohet që vitin e ardhshëm.
Për të ruajtur praninë në tregun e veturave elektrike, Mazda do të mbështetet më shumë në modelet që zhvillohen dhe prodhohen në Kinë në bashkëpunim me partnerin Changan Automobile. Modelet Mazda EZ-6 dhe Mazda EZ-60 do të eksportohen në Evropë, Australi dhe Azinë Juglindore.
Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në këtë vendim është tregu amerikan, ku subvencionet për veturat elektrike janë reduktuar, ndërsa edhe në tregje të tjera kërkesa për automjete elektrike mbetet më e ulët se pritshmëritë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...