Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve në rrugën rajonale R-118, nga qendra e Mushtishtit deri në Delloc.
Sipas njoftimit, rruga që do të lidhë Shirokën me Shtërpcën, e që kalon nëpër Mushtisht, ka gjatësi prej 1140 metrash, ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit arrin në 1 milion euro.
Me këtë rast, Kurti inkurajoi operatorin ekonomik që dinamika e punimeve të përshpejtohet, duke theksuar rëndësinë e kësaj rruge për qytetarët, bizneset dhe zhvillimin e turizmit në atë zonë.
“Tejet e rëndësishme është të lidhet Suhareka me Shtërpcën, për qytetarët, për turizmin, për bizneset. Në këtë mënyrë krijojmë kushte më të mira edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët kur vijnë në Kosovë dëshirojnë t’i vizitojnë pjesët më të bukura të vendit tonë”, tha Kurti.
Ai shtoi se zona nga bjeshkët e Mushtishtit deri në Brezovicë përfaqëson një brez me bukuri të rralla natyrore dhe me potencial të madh për turizëm natyror e kulturor./Arbresh.info/
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...