Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, i është drejtuar mërgatës ku i ka kërkuar që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kurti, ka theksuar se afati për regjistrim përfundon nesër, dhe në rast të mosregjistrimit, mërgata s’mund të votojë.
‘’Të dashur bashkëatdhetarë, nesër përfundon afati për regjistrim për votim nga mërgata. Të gjithë ju që nuk do të keni mundësi të jenë fizikisht në Kosovë me 7 qershor, bëjeni regjistrimin për votim sot ose nesër. Pas këtij afati nuk do të mund të ushtroni të drejtën tuaj për votim. Le të bashkohemi të gjithë për shtetin e ta bëjmë edhe më të madhe fitoren e 7 qershorit’’, ka thënë Kurti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për të ditur se rocesi i regjistrimit për votim jashtë Kosovës përfundon më 17 maj, ndërsa deri tani kanë aplikuar afro 100 mijë votues nga diaspora.
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...