Interi është lidhur me një lëvizje befasuese për Phil Foden, teksa gazetari italian Paolo Condo ka sugjeruar se sulmuesi i Manchester Cityt mund të tundohet nga një transferim te ‘Nerazzurrët’, në një kohë kur përpjekjet e klubit për objektivin kryesor kreativ, Nico Paz, po duken gjithnjë e më pak të realizueshme.
Sipas Calciomercato.it, Interi prej kohësh e ka identifikuar Nico Paz si profilin ideal – një lojtar i aftë të krijojë epërsi individuale dhe të “hapë” mbrojtjet kundërshtare.
Megjithatë, Real Madridi pritet ta aktivizojë klauzolën e riblerjes për argjentinasin dhe nuk ka asnjë garanci se më pas do të lejonte një shitje të re.
Duke folur në Sky Sport 24, Condo e propozoi Foden si një alternativë serioze.
“Ai ka pasur më pak hapësirë te City këtë vit, ndoshta për shkak të disa problemeve jashtë fushe. Por, me një ofertë serioze dhe interesante, ai mund të tundohet nga një eksperiencë në Itali”, u shpreh Condo.
Foden ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027, çka do të thotë se i ka mbetur edhe pak më shumë se një vit nga marrëveshja aktuale.
Edhe pse talenti i tij është i padiskutueshëm dhe ai do të përfaqësonte një afrim të nivelit më të lartë, Condo pranoi se gjasat që reprezentuesi i Anglisë të largohet nga Liga Premioer për në Serie A mbeten të ulëta./Telegrafi/
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores