Kryetari i Komisiont Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit shënon një moment të rëndësishëm dhe se procesi do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente.
Ai theksoi se KQZ është duke vazhduar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe se synimi është organizimi i një procesi zgjedhor profesional dhe brenda afateve ligjore.
“KQZ është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm bëhet në kuadër të këtyre përgatitjeve. Pas një periudhe të gjatë dhe intensive në procese zgjedhore gjatë vitit të kaluar KQZ mbetet i angazhuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me afatet ligjore”,tha ai.
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...