Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë avokatët

19:47 | 15 Maj 2026
Q L

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të Skenderajt.

Me urdhër të prokurorisë, ai u ftua për intervistim pas sulmit të djeshëm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani.

Përpara stacionit ishin mbledhur mijëra përkrahës të Lushtakut, përfshirë dhe bashkëpartiakët e tij nga PDK-ja.

Samiu u prit me brohoritje e duartrokitje gjatë daljes nga stacioni.

Shpërndaje në rrjete sociale