Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje publike për mobilizim në mbështetje të Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet në Stacionin Policor në Skenderaj.
Përmes një reagimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka ftuar veteranët dhe qytetarët që “ndjejnë respekt për luftën çlirimtare” që të bashkohen pranë stacionit policor, shrkuan Arbresh.info.
“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në reagim.
Tutje, në postim theksohet se “prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.
OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që pjesëmarrja të jetë “e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare”./Arbresh.info/
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit