Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, po qëndron sot në Prishtinë, ku është takuar me u.d. të Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas takimit, Kurti deklaroi se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.
Ai tha se në takim është diskutuar progresi i Kosovës në demokraci, ekonomi dhe procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka arritur rezultate të rëndësishme në sundimin e ligjit krahasuar me shtetet e rajonit.
“Me komisioneren kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë dhe të rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Në gjashtë vitet e fundit kemi avancuar me 22 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit, ndërkohë që këtë vit avancuam 15 pozita në indeksin e lirisë së mediave. Jemi të tretët në mesin e 15 shteteve të Evropës juglindore dhe të dytët në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor për avancim të sundimit të ligjit. Ekonomia jonë ka shënuar rritje vazhdimisht dhe është stabile në progres me ngritje prej 4% të Bruto Produktit Vendor”, tha ai.
“Ndajmë vlerat e përbashkëta me Bashkimi Evropian dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Megjithëkëtë, mungesa e Kuvendit funksional gjatë vitit që shkoi por edhe tani ka bërë që disa reforma të vonohen e tashmë po rrezikohen edhe afatet kohore. Jemi duke punuar maksimalisht për të minimizuar ndikimin në reforma që po shkakton bllokada në Kuvend”, tha ai.
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...