Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin që do të ketë ftesë ai do të përgjigjet

11:13 | 15 Maj 2026
E.K

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka hedhur poshtë pretendimet se kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj.

Në një konferencë për media, Nura ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet dhe se janë në pritje të saj.

“Përndryshe ftesë zyrtare ende nuk kemi si institucion. Jemi duke e prit. Në momentin që e kemi ftesën zyrtare, sigurisht që zoti Lushtaku do t’i përgjigjet, qysh iu ka përgjigjur gjithmonë”, ka thënë Nura.

Ai theksoi se sapo të pranohet ftesa zyrtare, Lushtaku do t’i përgjigjet Prokurorisë./dukagjini