Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

10:12 | 15 Maj 2026
E.K

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes që ka ndodhur më 14.05.2026, rreth orës 21:40, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokurori kujdestar, së bashku me Policinë e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ”Vrasja e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast. Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë