Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

10:06 | 15 Maj 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.60 euro për litër, që paraqet rritje prej një centi krahasuar me një ditë më parë.

Edhe benzina është shtrenjtuar për një cent, duke u caktuar në 1.50 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është ulur në 0.76 euro për litër, një cent më lirë se dje.